Gjashtë persona kanë rënë në pranga në Dibër, gjatë një operacioni policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Bëhet fjalër për R. A., 20 vjeç, D. P, 22 vjeç, R. P., 24 vjeç, F. M., 32 vjeç, A. D., 25 vjeç, dhe E. Xh., 15 vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri – tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të lëndëve narkotike në qytetin e Bulqizës dhe zonën përreth saj si dhe kanë tendencë kriminale për kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia u janë gjetur doza me lëndë narkotike canabis sativa, gati për shitje, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
DVP Dibër në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër vijojnë hetimet për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim./tch/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran