Qytetarët e një pjese të Veterrnikut, rruga nga Gjilani po ankohen se që një javë nuk kanë ujë.
Një banor ka thirrur në IndeksOnline dhe është ankuar se vetëm pas orës 22:001 orë kanë pasur ujë, e më pas vazhdojnë reduktimet.
Ndryshe, dje KRU Prishtina ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë reduktime të mëdha të ujit, por sipas banorëve kjo gjendje është tash e një javë.
“Nesër duke filluar nga ora 08:00 – 20:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm këto zona: Komuna e Graçanicës, Hajvalia, Veterniku, Matiqani ( konsumatorët që janë të kyçur në gypin e çelikut), zona qendër e lagjes Bregu i Diellit, një pjesë e Aktashit dhe një pjesë e Lagjes së Muhaxhirëve në Prishtinë.
Kjo ndërprerje e ujit, sipas njoftimit, po bëhet për shkak të punimeve teknike në gypin e ujit nga çeliku 600 mm që vije nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës”, thuhej në njoftim.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...