Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për raundin e ardhshëm të takimeve mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë ato në Uashington e më pas në Bruksel.
Haziri është shprehur pesimist se mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë marrëveshje para zgjedhjeve në SHBA.
“Nuk besoj se do të ketë marrëveshje para Nëntorit. Unë i kam humbur shpresat. Kjo për shkak se iku muaji Gusht. Po të kishte ndonjë takim atëherë kur edhe u shtye, e një tjetër më pas në Bruksel, mbase Shtatori do të ishte muaji i Kosovës, por tash nuk besoj”, tha mes tjerash Haziri në dokumentarin “Expose”.
Ndryshe, më 4 shtator do të mbahet takimi mes delegacioneve të larta të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Takimi është thirrur nga emisari special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell dhe në të pritet të finalizohen marrëveshje ekonomike.
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...