Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar sot kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri.
Zemaj ka thënë se në këtë takim është diskutuar për pandeminë.
Ministri Zemaj konsideron se pushteti lokal ka një rol të rëndësishëm për tejkalimin e gjendjes së krijuar nga pandemia.
“Në takim me kryetarin e Gjilanit dhe mikun tim, Lutfi Hazirin, diskutuam për prioritetet aktuale të qeverisjes së institucioneve qendrore e lokale, me fokus në pandemi. Tërë energjitë tona janë të përqendruara për tejkalimin sa më të lehtë të kësaj situate, me sa më pak pasoja.
E falënderova z. Haziri për përkushtimin e tij gjatë pandemisë, bashkëpunimin, përkrahjen pa rezervë të vendimeve dhe zbatimin e masave, duke rikonfirmuar se pushteti lokal ka rol të rëndësishëm për tejkalimin e gjendjes”, ka shkruar ne rrjetin social facebook, ministri Zemaj.
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell