Edhe në fshat Bubavec të Komunës së Malishevës, sot janë asfaltuar dy rrugë të reja. Asfaltimi i këtyre rrugëve është pjesë e investimeve të komunës në infrastrukturën rrugore dhe pjesë e realizmit të planifikimeve në realizimin e projekteve kapitale.
Në asfaltimin e rrugëve ishin të pranishëm, anëtari i Kuvendit të Komunës së Malishevës, nga fshati Bubavec, Sylë Dukolli dhe shefi i njësisë së prokurimit në Malishevë, Nuhi Shala, të cilët kanë parë nga afër rregullimin e plotë të këtyre rrugëve dhe zbatimin e kontratës për rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve në Bubavec.
Anëtari i KK të Malishevës, Sylë Dukolli, ka shprehur kënaqësinë e tij për realizimin e këtij projekti në Bubavec, pjesë e listës për investime kapitale, të miratuara në Kuvendin e Komunës. “I uroj të gjithë bashkëvendasit e mi për këto rrugë dhe i siguroj të gjithë, që do të angazhohem dhe do të jem gjithmonë në shërbim të qytetarëve, për realizimin e kërkesave të tyre”, tha Dukolli.
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira