Takimet në nivelin e ekspertwve dhe në nivelin e lartë politik brenda dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojnë derisa të gjenden zgjidhje të pranueshme reciprokisht për të gjitha çështjet e hapura një herë e përgjithmonë, tha zëdhënësi i BE Peter Stano, transmeton arbrresh.info.
Pasi u pyetën nga korrespodentët e Brukselit për të sqaruar saktësisht se çfarë u diskutua në takimin e ekspertëve nga Kosova dhe Serbia, pas së cilës të dyja palët lëshuan deklarata kontradiktore, Stano përsëriti se BE-ja si ndërmjetëse nuk dëshiron të komentojë “çdo hap” të procesit, shkruan Tanjug.
Ndërkaq, koordinatori shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, ka thënë se Serbia është treguar jokonstruktive në takimin që kanë pasë dje në Bruksel në nivel ekspertësh./arbresh.info/
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj