Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje ka miratuar 12 pikat e rendit të ditës, shkruan arbresh.info.

Ndër to u miratua edhe nisma për eliminimin e tatimit të dyfishtë me shtetin e Shqipërisë.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se do të nisin procedurat për të ndryshuar marrëveshjen dhe të jetë gati për takimi e radhës mes dy shteteve që do të mbahet në muajin shtator.
“Administrata e dy vendeve kanë inicu që kjo marrëveshje të ndryshohet që të kemi praktika më të mira të eliminimit të tatimit të dyfishtë dhe kjo të jetë gati për takimin e radhës në muajin shtator mes dy shteteve”, tha ministrja Bajrami.
Ajo bëri të ditur se Kosova ka nënshkruar deri me tani 16 marrëveshje të eliminimit të tatimit të dyfishtë me shtete të ndryshime./arbresh.info.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan