Presidenti Ilir Meta ka vizituar kompleksin memorial të Besëlidhjes së Mesaplikut.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit theksoi se ajo ishte një prej ngjarjeve madhore që udhëhoqi Labërinë dhe Jugun e vendit në kryengritjet antiosmane të drejtuara nga Zenel Gjoleka.
MESAZHI I METËS
Kënaqësi të vizitoja kompleksin memorial të Besëlidhjes së Mesaplikut, një prej ngjarjeve madhore që udhëhoqi Labërinë dhe Jugun e vendit në kryengritjet antiosmane të drejtuara nga Zenel Gjoleka.
Besëlidhja e Mesaplikut luajti rol të rëndësishëm për të ndezur ndjenjat patriotike për liri dhe ishte një burim frymëzimi edhe për bashkimin dhe ngritjen e Labërise dhe gjithë Jugut në Luftën e Vlorës në vitin 1920.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...