Paris Saint-Germain raportohet se ka bërë një ofertë 60 milionë euro për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic
Kampioni francez, nga i cili janë shumica e syve në Francë dhe përfundoi si nënkampion në Ligën e Kampionëve në sezonin 2019-20, ka bërë një ofertë fillestare për Lazion.
Sipas Corriere della Sera oferta është 60 milionë euro por që nuk mjafton për presidentin Claudio Lotito, por është e mjaftueshme sa për të nisur negociatat.
Gazeta shkruar që bardhekaltërit i kanë premtuar serbit se ai mund të largohet vetëm nëse bëhet një ofertë e duhur për të.
Milinkovic-Savic ka kaluar pesë sezone me Lazion, prej që është transferuar aty nga KRC Genk në gusht të 2015-ës dhe ka shënuar 39 gola në 206 paraqitje për “shqiponjat”. /GazetaExpress/
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit