Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka vendosur të largohet pas dy dekadave nga “Camp Nou” dhe do e konfirmojë në rrjetet sociale.
Sipas shumë mediave të njohura, argjentinasi do e konfirmojë largimin, derisa është duke u munduar të aktivizojë klauzolën e lirimit, e cila e lejon të ndërprejë kontratën, transmeton portali arbresh.info.
Brenda kësaj jave ose në fillimin e javës së ardhshme pritet konfirmi nga gjashtë herë fituesi i Topit të Artë që të largohet.
https://twitter.com/BlazquezFont/status/1299083809821020161
Messi me Barcelonën ka arritur të fitojë gjashtë herë Topin e Artë dhe cilësohet si lojtari më i mirë në historinë e futbollit.
Gjatë këtyre dy dekadave, Messi ka shënuar plotë 634 gola në 731 paraqitje, kurse kontrata momentale i skadon në qershorin e vitit 2021./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...