Gjatë ditës së sotme zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakiq, ka nënshkruar marrëveshjet e mirëkuptimit me kryetarët e dhjetë komunave atë të Graçanicës, Gjilanit, Istogut, Leposaviqit,Vitisë, Zveçanit, Zubin Potokut, Pejës, Mitrovicës së Veriut dhe Fushë Kosovës.
Sipas njoftimit komunat që përfituan pas dorëzimit të projekt-propozimeve dhe verifikimit nga ana e komisionit, në ftesën e hapur nga ministria, plotësuan të gjitha kriteret dhe kanë fituar të drejtën për grant.
Rakiq tha se kjo është vetëm njëra nga një seri thirrjesh së ministrisë së tij që synon krijimin e qeverisjeve më të mira lokale.
“Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të vazhdojë që në periudhën e ardhshme të sigurojë mbështetje dhe ndihmë maksimale për të gjitha komunat, duke përmirësuar infrastrukturën për të cilën janë dhënë mjete”, thuhet në njoftim.
Vlera totale e ndarë nga buxheti i MPL-së për investime kapitale është 573.347.00 euro, me mundësi të bashkëfinancimit nga ana e komunave
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...