Ylli i Juventus-it, Cristiano Ronaldo synon të dominojë në Itali, Evropë dhe në botë në sezonin e tretë me “Bianconerët”.
Ka pasur raportime që portugezi mund të transferohet të gjiganti francez PSG, mirëpo reprezentuesit e lojtarit i kanë hedhur poshtë këto spekulime, transmeton portali arbresh.info.
Ronaldo do vazhdojë të jetë me “Zonjën e Vjetër”, ndërsa ka thënë se synon të dominojë në Itali, Evropë dhe botë.

“Derisa jam duke vazhduar sezonin e tretë si ‘Bianconerët’, shpirti dhe ambiciet e mia janë të larta. Gola, fitore, dedikim dhe profesionalizëm”.
“Me gjithë fuqinë time, me ndihëm e bashkëlojtarëve dhe gjithë stafin e Juventus-it, jemi duke punuar që të dominojmë në Itali, Evropë dhe botë”.
“Thyerja e rekordeve. Fitimi i titujve dhe arritja e qëllimeve personale. Të bëj më shumë. Të arrijmë më lartë dhe të kemi sukses në gjitha sfidat”, ka shkruar Ronaldo në Instagram.
Edicionin e kaluar, Ronaldo shënoi 37 gola në të gjitha garat./arbresh.info.
Ambasada e SHBA-së vlerëson si sukses të madh operacionin e ...
Nesër varroset 12-vjeçarja që ndërroi jetë në Spitalin e Pri...
“A i meritoj?” – Heroi i Bondit merr donacione prej 2.5 mili...
Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj...
Ministria e Drejtësisë demanton raportimet për arrestimin e ...
“Ai meriton një statujë”, Laporta për Messin