Vendvarrimi i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, në Lezhë nuk ka qenë kurrë kaq i boshatisur në mes të sezonit turistik.
Pandemia COVID-19 ka ndikuar në uljen e ndjeshme të vizitorëve.
Për Ora News përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi, shprehet se të huajt këtë verë mungojnë, ndërsa shqiptarët nuk kanë arritur as në 10 % të numrit të vizitorëve të vitit të kaluar.
Paulin Zefi : “Vitin e kaluar vinin grupe të organizuara me shkolla, me dhjetëra autobusë nga Kosova si dhe me qindra nxënës brenda një dite të vetme. Sivjet, kuptohet që mësimi nuk u zhvillua dhe aktivitetet u anulluan të gjitha. Nëse në muajin e pikut të vizitorëve kemi pritur nga 2 000 deri në 2 500 turistë brenda një muaji, këtë muaj nuk është kaluar numri në total i vizitorëve në 300. Këta vizitorë janë kryesisht shqiptarë të Shqipërisë dhe shumë më pak të Kosovës. Nuk bëhet fjalë për turistë të huaj dhe grupe të organizuara siç vinin vitin e kaluar nga Polonia, Hungaria, Gjermania, Italia dhe vend të tjera, të cilët vinin në numër shumë të madh”
Në një sezon normal, vendvarrimin e Skënderbeut e vizitojnë disa mijëra persona, ku pjesën më të mëdha e përbëjnë shqiptarët e Kosovës dhe turistët e huaj.
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë