Përmes një shkrese të publikuar në facebook, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka përkujtuar nobelisten shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – SHËN Tereza, duke thënë se Nënë Tereza tërë jetën ia dedikoi bamirësisë ndaj njerëzve në nevojë, shkruan arbresh.info.
Sipas Hotit, ajo nuk është vetëm Nëna e Jonë, por Nëna e gjithë Botës.
Ky është postimi i plotë
“Sot, 110 vite më parë, më 26 gusht 1910, në Shkup u lind Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu – SHËN Tereza, e cila tërë jetën ia dedikoi bamirësisë ndaj njerëzve në nevojë. Përkushtimi, ndihma dhe dashuria e saj ndaj njerëzve, e bëri atë që të jetë jo vetëm Nëna e Jonë, por Nëna e gjithë Botës. Vepra dhe jeta e saj më pas edhe u shenjtërua nga Vatikani, prandaj ndihemi jashtëzakonisht krenarë me veprën e saj.”/arbresh.info/
Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë, policia jep detajet: U qëll...
Tragjike në Rahovec, vdes një person pasi pëson lëndime fata...
Zhduket një vajzë në Gjilan
Therja me thikë në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Aksident në Shakovicë të Podujevës, lëndohen katër persona
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi