Një aleat i lartë i politikanit opozitar Alexei Navalny, ka thënë të mërkurën që ai besonte se vetëm presidenti Vladimir Putin mund të ketë autorizuar helmimin e dyshuar të kritikut të zëshëm të Kremlinit.
Kremlini ka hedhur poshtë si “ajër të nxehtë” dhe të pavërtetë çdo sugjerim që Putini ishte përfshirë disi në sëmurjen e Navalny. Ai gjithashtu thotë se mbetet e paqartë nëse Navalny ishte helmuar në të vërtetë, transmeton portali arbresh.info.
Navalny, 44-vjeç u dërgua përmes avionit në Gjermani të shtunën pasi u rrëzua në aeroplan gjersa po kthehej në Moskë nga Siberia.
Pa dhënë dëshmi, Ivan Zhdanov, kreu u Fondacionit Anti-Korrupsion të Navalny, tha se ishte “e qartë që vetëm Putini personalisht mund të ketë autorizuar helmimin e Navalnyt”.
“Ai e urren atë që bën FBK shumë, duke e ekspozuar atë dhe rrethin e tij,” tha ai.
Mjekët gjermanë që e trajtuan atë në Berlin thanë të hënën se ekzaminimet mjekësore treguan helmim me një lloj frenuesi të kolinesterazës.
Substanca specifike nuk dihet ende por frenuesit e kolinesterazës janë një grup i përbërjeve kimike të përdorura në ilaçe, lehtësimin e simptomave të Alzheimers dhe llojeve të tjera të çmendurisë.
Gazrat nervorë dhe i ashtuquajturi grupi i kimikateve “Novichok” – substanca të përdorura në vitin 2018 për të helmuar ish-spiunin rus Sergei Skripal në Angli – janë gjithashtu frenuesit e kolinesterazës./arbresh.info/
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...