Tre persona janë qëlluar në natën e tretë të trazirave në qytetin Kenosha, trazira këto të shkaktuara nga vrasja e një të riu me ngjyrë, sipas mediave amerikane.
Sherifi i Kontesë Kenosha, David Betha i ka New York Times që një person është vrarë, transmeton portali arbresh.info.
Dhuna ndodhi gjatë një konfrontimi mes protestuesve dhe një grupi të personave të armatosur, tha gazeta.

Trazirat nisën në Kenosha, pasi Jacob Blake u qëllua nga policia të dielën.
Pamjet e shpërndara në internet treguan njerëz duke vrapuar nëpër rrugët e Kenosha ndërsa mund të dëgjoheshin të shtëna me armë. Pamjet e tjera treguan burra të plagosur të shtrirë në tokë.
Detaje të mëtejshme të asaj që ndodhi nuk ishin të disponueshme menjëherë.
Guvernatori i Uiskonsin po dërgon më shumë trupa të Gardës Kombëtare në qytet./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...