Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e sotme në Prishtinë pasi që dyshohet se kanë rrëmbyer një femër në Lipjan.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili ka thënë se menjëherë pas pranimit të informatës kanë arritur që ta identifikojnë veturën të cilën pastaj e kanë ndaluar në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Hoxha thotë se tre personat e dyshuar dhe vajza e re janë shoqëruar në polici për verifikime të mëtejshme.
“Policia ka pranuar informaten se dyshohet qe nje person (femer) eshte rrembyer ne Lipjan dhe te dyshuarit kane levizur me nje veture ne drjetim te Prishtines. Njesitet policore, konkretisht ato per reagim te shpejt të rajonit te Prishtines, menjeher pas pranimit te kesaj informate kane arrit qe ta identifikojne dhe para pak qastesh ne rr. Xhorxh Bush ne Prishtine e kane ndaluar veturen e dyshime, me qrast 3 persona te dyshuar dhe nje femer e moshes se re eshte shoqeruar ne Polici per verifikime te metejme dhe sqarim nese behet fjale per ndonje veprim te kunderligjshem.
Eshte njoftuar edhe stacioni policor ne Lipjan te cilet do te asistojne ne trajtimin dhe sqarimin e rrethanave te metejme lidhur me rastin.”, ka thënë Hoxha për arbresh.info.
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë