Doktor Anthony Fauci, top eksperti amerikan i viruseve, ka paralajmëruar kundër ngutjes me vaksinë kundër Covid-19 para se të jetë e dëshmuar sie sigurt dhe efikase.
Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, ai tha se veprimi i tillë mund të dëmtojë zhvillimin e vaksinave të tjera.
Komentet e tij vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump raportohet se po shqyrton planet për të vënë një vaksinë në përdorim para se të testohet plotësisht, transmeton portali arbresh.info.
“E vetmja gjë që nuk do të dëshironit ta shihni me një vaksinë është marrja e një EUA [autorizimi i përdorimit të urgjencës] para se të keni një sinjal të efikasitetit”, tha Dr Fauci.
“Një nga rreziqet e mundshme nëse para kohe lëshoni një vaksinë është se do ta bënte të vështirë, nëse jo të pamundur, që vaksinat e tjera të regjistrojnë njerëz në testimet e tyre.
“Për mua, është absolutisht parësore që ju tregojnë përfundimisht se një vaksinë është e sigurt dhe efektive”, shtoi ai./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...