Një natë më parë lëshoi një video mesazh në Facebook. Këtu presidenti Hashim Thaçi, kërkoi nga deputetët e Kuvendit ta vazhdojnë mandatin e Gjykatës Speciale.
Por, jo të gjithë që morën pjesë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po e dëshirojnë një gjë të tillë.
Madje nga Organizata e Veteranëve të Luftës, po e kundërshtojnë ashpër këtë iniciativë të të parit të vendit.
Hysni Gucati thotë se së shpejti do të takohen me Thaçin dhe me krerët e tjerë institucional.
Madje ata ende kanë shpresa se Gjykata Speciale do të shfuqizohet në Uashington.
Ndërkohë avokati Artan Qerkini e sheh si të nevojshëm këtë propozim të presidentit.
Sipas tij, në Kushtetutë nuk është e shprehur qartë se si përfundon mandati i Speciales, raporton T7.
Megjithatë Qerkini thotë se në një paragraf të amendamenteve kushtetuese të cilat janë në fuqi, është paraparë një gjë e tillë.
Votimi për Gjykatën Speciale kaloi në Kuvendin e Kosovës me 3 gusht të vitit 2015 me 82 vota pro.
Tahiri bisedon me Thaçin me telefon: E njoftova se nesër zër...
Punimet e ndërtimit në rrugën Veternik–Graçanicë zvarriten, ...
Policia në veri ndalon 4 automjete me targa serbe me mallra ...
OEK i kërkon BE-së të heqë masat kufizuese dhe të hapë rrugë...
“Nuk kemi garanci”, Syla thirrje ish-luftëtarëve të mos marr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...