Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit, Kastriot Shehdadi.
Përmes një komunikate për media AGK thotë se Shehdadi për shumë vite ka punuar si gazetar në disa medie të Kosovës e Shqipërisë, ku u dallua për profesionalizmin dhe kontributin që dha në fushën e gazetarisë.
“Krahas punës si gazetar, ai punoi për 20 vjet edhe si Zyrtar për Informim në Komunën e Gjakovës. I ndjeri vdiq sot në moshën 52 vjeçare, ndërsa varrimi i tij do të bëhet nesër në varrezat e qytetit të Gjakovës. AGK iu shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Kastriot Shehdadi”, thuhet në komunikatë./arbresh.info
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...