Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bëjnë të ditur se prej ditës së nesërme do të fillojë pagesa e pensioneve për muajin gusht.
“MPPS njofton se pensionet do të paguhen para kohe, me qëllim që të mundësohet mbrojtje më e madhe për pensionistët në kushte kur ka rrezik nga coronavirusi”, thuhet në njoftimin e MPPS-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtinë se pensionet do të paguhen në banka, ndërsa për pensionistët që nuk përdorin kartela, do të realizohet në katër grupe, edhe atë sipas lartësisë së pensionit. Të mërkurën më 26 gusht bëhet pagesa për pensionet deri në 11.000 denarë, të enjten pagesa bëhet për pensionet prej 11.001 denarë deri 14.000 denarë. Të hënën bëhet pagesa për pensionistët që marrin pension prej 14.001 denarë deri 18.000 denarë dhe të martën më 1 shtator bëhet pagesa për pensionistët që marrin pension më shumë se 18.000 denarë.
Pensionistët që përdorin kartelë pensionin në bankomat mund ta marrin nga 26 gusht./Telegrafi/
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...