
German Foreign minister Heiko Maas gives a joint press conference with President of Commission Jean Claude Juncker (unseen) after their bilateral meeting on April 13, 2018 at the EU headquarters in Brussels. / AFP PHOTO / JOHN THYS
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas duke deklaruar se “Turqia është pro dialogut” lidhur me tensionet në Mesdheun Lindor ai paralajmëroi se në rajon “Një shkëndijë e vetme mund të shkaktojë katastrofë”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Maas para vizitës së tij në Ankara, zhvilloi një vizitë në Athinë ku u takua me homologun e tij grek, Nikos Dendias të cilët mbajtën një konferencë të përbashkët për media.
Maas tha se në Mesdheun Lindor, Turqia dhe Greqia po luajnë me “zjarrin”. “Një shkëndijë e vetme mund të shkaktojë katastrofë”, deklaroi Maas.
Pasi tërhoqi vëmendjen se pas kontakteve në Athinë, do të shkojë në Ankara për t’u takuar me ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, diplomati gjerman Maas tha se “Turqia dëshiron dialog, ndërsa edhe ne do të bëjmë atë që na takon për të ulur tensionet”.
“Lidhur me tensionet në fjalë Bashkimi Evropian (BE) dhe Gjermania janë në ‘solidarizim’ me qeverinë e Athinës”, deklaroi Maas duke shtuar se dialogu i drejtpërdrejt është në interesin e të gjitha palëve.
“Jemi të gatshëm për dialog me Turqinë”
Ministri grek, Dendias tha se “Jemi të gatshëm për dialog me Turqinë, por kjo nuk do të bëhet nën kërëcënim. Greqia do të mbrojë sovranitetin dhe të drejtat e saj sovrane, pa arrogancë dhe kërcënim”.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas para takimit me homologun grek Dendias, u pranua në një takim nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe nga lideri i partisë së opozitës kryesore Syriza, Alexis Tsipras.
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë