Lewandowski i jep fund dominimit të Messit dhe Ronaldos

Bayern Munich's Polish striker Robert Lewandowski during the German first division Bundesliga football match Bayern Munich v Schalke 04 in Munich on January 25, 2020. (Photo by Christof STACHE / AFP) / DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS AS IMAGE SEQUENCES AND/OR QUASI-VIDEO (Photo by CHRISTOF STACHE/AFP via Getty Images)

08:03 | 25 Gusht 2020
A. B.

Robert Lewandowski është fitues i Kupës së Artë për sezonin 2019/20 në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i Bayern Munich e mbylli sezonin me 15 gola dhe me trofeun e Champions League, më shumë se kushdo tjetër.

Ai i la pas Haalandin me 10 gola dhe Gnabryn me 9 gola.

Kjo është hera e parë që një lojtar e fiton ‘Këpucën e Artë’ të Championsit që nga viti 2006, kur Kaka e kishte fituar me Milanin.

Nga atëherë dhe deri sot, gjithmonë kishin triumfuar Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ronaldo është shpallur shtatë herë golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve, kurse Messi gjashtë herë. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme