Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, transmeton arbresh.info.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë të premtes janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar për veprën të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuar është ndaluar 48 orë.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale./arbresh.info/
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...
BE premton ndihmë humanitare emergjente për të mbështetur uk...
Garda e Iranit, në “listën e zezë” të BE/ Përcaktohet si org...
Hyrja e Shqipërisë në Shengen, zbulohet dokumenti dhe koha
Gjykata Speciale konfirmon urdhrin për zhdëmtim ndaj Pjetër ...
Radoniqi pret në takim Conradin, flasin për përmbylljen e pr...