Partnerët e koalicionit qeveritar LDK, AAK dhe Nisma, do të mblidhen sot për të diskutuar për çështjen e dialogut dhe të presidentit.
Për këtë, ata kanë marrë kritika nga Partia Demokratike e Kosovës. Avni Bytyçi, zëdhënës në PDK, e ka quajtur të pamoralshme hapjen e temës së presidentit, në rrethanat aktuale, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se derisa vendi gjendet në kolaps ekonomik e pandemik, partitë duhet të merren me nevojat e qytetarëve dhe shëndetin e tyre, e jo me karrigen e presidentit.
Reagimi i plotë i tij në Facebook:
Disa muaj pas formimit të koalicionit LDK, AAK dhe Nisma, qenkan mbledhur sot për të diskutuar për poste, e jo për politikat publike.
Për disa, më me rëndësi është prezenca fizike në dialog, ose karrigia e Presidentit se sa vetë procesi.
Kosova është në kolaps ekonomik e pandemik, ndërsa partitë që e kanë marrë mandatin nga Kuvendi me betejë të brendshme, merren me dëshminë e dominancës.
Për PDK-në, hapja e temës së Presidentit në rrethanat aktuale, ku Presidenti i vendit ka mandat të plotë ligjor e kushtetues, është e pamoralshme dhe tregon qartazi fokusin e këtyre që janë sot në qeveri.
Qytetari nuk është prioritet!
Është mirë që partitë politike në pushtet të fokusohen tek nevojat e qytetarëve, shëndetin e tyre dhe mirëqenien ekonomike. Në fund të fundit, për këtë çështje janë zgjedhur!
LDK e përsërit: I kemi 15 nënshkrime, presidenti duhet të zg...
Kurti: Nuk kemi asnjë problem me çfarëdo kandidati që mund t...
Kurti: Hatixhe Hoxha, e gatshme të tërhiqet nga gara – LDK t...
Kurti thërret përsëri konferencë për media
Komiteti Teknik i Arbitrave nuk i jep të drejtë Real Madridi...
Gjysmëfinalja e parë, dueli i zjarrtë – PSG ndaj Bayernit, p...