Mijëra vetë janë evakuuar nga banesat e tyre në rajonin e Karaibeve dhe në jugun e Shteteve të Bashkuara për shkak të përparimit të dy stuhive.
Uragani Marco dhe stuhia tropikale Laura kanë sjellë erë të fortë dhe kanë trazuar detin, duke shkaktuar dëme materiale në Haiti, Kubë dhe në Republikën Domenikane.
Shira të rrëmbyer janë regjistruar edhe në territorin amerikan të Puerto Rico-s.
Uragani Marco parashikohet të godasë shtetin amerikan të Louisianës ndërsa stuhia Laura do të godasë Texas-in më vonë këtë javë.
Parashikimet tregojnë se stuhia Laura mund të zhvendoset në lindje në drejtim Luisianës duke bërë që për herë të parë në histori të përplasen dy stuhi.
Në përgjigje të gjendjes së shkaktuar në jugun e ShBA-së, presidenti Donald Trump shpalli emergjencën natyrore, duke urdhëruar autoritetet federale të koordinojnë operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës. Të dielën u shpall gjendja e fatkeqësisë natyrore edhe në territorin e Puerto Ricos.
Më e rëndë gjendja paraqitet në Republikën Domenikane ku autoritetet njoftojnë për të paktën tre viktima si pasojë e përmbytjeve, ndërsa një milion vetë janë pa energji elektrike.
Numërohen votat e para për kandidatë për deputet, kaq vota i...
OVL e UÇK-së organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
DhTIK uron VV-në dhe Kurtin për fitoren në zgjedhje
Netanyahu dhe Trump do të takohen në Florida për të diskutua...
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku n...
Kroos flet për Vinicius: Gjithmonë kam pasur respekt për të