Disa nga ushqimet që lehtësojnë organizmin në djegien e yndyrës janë:
Speci djegës – Përmban një substancë e cila frenon urinë dhe përshpejton procesin e djegies së yndyrave. Ky spec ka efekt në peshë, pasi nëpërmjet përdorimit të tij në ushqim frenohemi të hamë më pak.
Perimet dhe zarzavatet e gjalla – Mund të jenë një alternativë shumë e mirë për vakte të shpejta, pasi kënaqin idenë për tu përtypur disa herë si dhe përmbajnë ujë, duke krijuar një ide më të madhe të ngopjes.
Uthulla – Së bashku me vajin e ullirit, uthulla është një nga produktet që lehtësojnë djegien e yndyrave, duke u aplikuar në produkte të ndryshme. Nëpërmjet këtij alternimi për 100 gramë ushqim që konsumoni do të merrni vetëm 5 kalori.
Dardhët dhe mollët – Që të dyja këto fruta mund të konsumohen ndërmjet vakteve, qoftë sepse reduktojnë urinë, por edhe sepse përmbajnë ujë që ndihmon për tu ndjerë më të ngopur.
Sinani: Sulmi ndaj figurës së Komandant Lleshit është i ulët...
Orteku në Alpet zvicerane zë disa persona
Crystal Palace shkruan historinë, mposht Man Cityn për ta fi...
Terras: Duhet të gjejmë mënyra që pesë vendet e BE-së ta njo...
IPK i rekomandon policisë suspendimi e një zyrtareje të Feri...
Macron e falënderon në gjuhën shqipe Edi Ramën: Shqipëria e ...