Agjenti i Paul Pogba-s, Mino Raiola ka konfirmuar se klienti i tij nuk do largohet nga “Old Trafford”.
Që nga vera e kaluar ka raportime se francezi do largohet nga United-i, por gjërat kanë ndryshuar, transmeton portali arbresh.info.
Këtë e ka konfirmuar edhe Raiola, i cili ka bërë me dije se United-i nuk do pranojë asnjë ofertë për francezin dhe së shpejti do nisin bisedimet për rinovimin e kontratës.

“Pogba është lojtari çelës për Manchester United-in, ata kanë projekt të rëndësishëm dhe është 100% i përfshirë”.
“United nuk do pranojë asnjë ofertë për shitjen e Pogba-s. Do flasim së shpejti për kontratën e re, nuk ka nevojë për stres”, deklaroi ai.
Real-i dhe Juventus-i që disa muaj kanë interesim për Pogba-n, por mesa duket nuk do realizohet transferimi./arbresh.info.
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...