Një vullkan në Malin Sinaburg të Indonezisë perëndimore, nxori një ortek të reve ngjyrë hiri përreth burimit të saj të dielën.
Sipas medieve të huaja, vullkani në Sumatrën e Veriut, po vërshonte tym dhe hi më shumë se 1,000 metra në ajër, kurse pluhuri u shtri në një sipërfaqe me një kilometër në jug-lindje, tha Qendra e Vullkanologjisë në Indonezi.
Banorët e kësaj zone u këshilluan nga autoritetet që t’i qëndrojnë larg këtij krateri së paku pesë kilometra, dhe të njëjtit duhet të bënin kujdes nga lava.
Ndërkohë Ministria e Transportit deklaroi të dielën se shpërthimi nuk kishte ndikuar tek udhëtimet ajrore.
Bëhet e ditur se rreth 30 mijë njerëz janë detyruar të shpërngulen viteve të fundit nga shtëpitë e tyre, si pasojë e rreziqeve.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...