Mbrëmë janë publikuar disa dokumente përmes së cilave pretendohet se hedhet dritë për zhdukjen e veprimtarit Ukshin Hoti, dhe të cilat tregojnë për vrasjen e tij nga shteti serb.
Në lidhje me këto publikime, ka reaguar ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. Ky i fundit ka thënë se Serbia ka informacione për fatin e Ukshin Hotit, mirëpo që të njëjtat nuk i ka publikuar.
Ai ka shtuar se është e papranueshme disbalanca e presionit të ndërkombëtarëve për krimet e luftës ndaj Kosovës të kryera nga Serbët.
“Kosova nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi për Ukshin Hotin dhe të gjithë ata qytetarë të Kosovës, për fatin e të cilëve nuk dihet edhe 21 vjet pas lufte. Nuk do të lejojmë që krimet të mbesin pa u ndëshkuar”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Shfaqja e dokumentarit “Udhëve” në RTK, ka hedhur dritë mbi vrasjen e veprimtarit Ukshin Hoti, bazuar në një dokument që ka rrjedhur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Qeveria e Serbisë, edhe përkundër faktit që ka informacione për fatin e Ukshin Hotit, asnjëherë nuk i ka publikuar ato dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për t’i sjellë të dyshuarit para drejtësisë, siç nuk ka bërë për asnjë krim të kryer gjatë luftës në Kosovë. Për më tepër, është e papranueshme disbalanca e presionit ndërkombëtar për krime lufte ndaj Kosovës krahasuar me atë ndaj Serbisë dhe që agresori të barazohet me viktimën në tavolinën e dialogut. Kosova nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi për Ukshin Hotin dhe të gjithë ata qytetarë të Kosovës, për fatin e të cilëve nuk dihet edhe 21 vjet pas lufte. Nuk do të lejojmë që krimet të mbesin pa u ndëshkuar.
https://www.facebook.com/selimselimiks/posts/158398239227962?__xts__[0]=68.ARDQvYAlEqhWy-Uo1D_uFeNTuGiDC2qXTcZGhvDDldetZreoC8szUOnzuCkVnONmDnm3JljAm1cEVa_5UtxX8hdPu-5aEiBmhjeHlnvBj1NBCshsm3abJ5DOFZb1ukwU_UXDROxPCx4-uaL31kVr2I23mtrc3UPFZCwJ_MLAF1KsO3OP2trFjGYvm_hUwPdIhK8wMLJbK163cps7pWKZD2uy0sCZvC0BT1yKv69Gp_cvWUJqoYWQsHiRQZd4qBPOMNonkcwLccwxmBwKpNhJWL8v8BARUnJghVYUOsU18qtZwcqOWrMKiM5gAxlkGUZNVNQfPcQ-PCM8LJHSgUA&__tn__=-R
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...
Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...