Suedia ka shënuar rekord me numrin e viktimave në 150 vitet e fundit, vetëm në gjysmën e parë të vitit 2020.
Sipas disa zyrtarëve shtetëror nga mesi i muajit janar dhe deri në qershor të këtij viti, 51,405 persona kanë humbur jetë në vend, 6,500 viktima (15%) më shumë se gjatë periodës së njëjtë në vitin e kaluara, 2019.
Arbresh.info transmeton se kjo është shifra më e lartë e vdekjeve në Suedi që nga gjysma e vitit 1869, kur vendi u godit nga uria dhe 55,431 persona kanë vdekur.
Vendi gjithashtu është duke përjetuar edhe një rënie të numrit të popullsisë që nga viti 2005 dhe rënie prej 34.7% të numrit të emigrantëve nga viti i kaluar.
Suedia për dallim nga vendet e tjera nuk është futur në karantinë gjatë kohës kur e gjithë Evropa është izoluar.
Në muajin qershor numri i viktima në Suedi ka qenë 4,500 kurse tani sipas të dhënave nga Universiteti i Johns Hopkins, numri i viktima ka arritur në 5,802, shkruan CNN./arbresh.info/
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...