Shefi i konsullatës amerikane në Prishtinë, Jimmy Finan, ka dhënë informata të reja për qytetarët amerikanë që jetojnë në Kosovë.
Derisa të gjitha ambasadat dhe konsullatat kanë ndryshuar metodat e punës për shkak të masave për ndalimin e përhapjes së virusit Covid -19, konsullata amerikane ka dhënë informata e fundit për mënyrën e aplikimit për dokumente.
“Dua t’u japë disa informata të reja për shërbimet që janë në dispozicion për qytetarët amerikanë, në këtë kohë të vështirë pandemie”, ka thënë Finan.
Ai ka treguar se ambasada amerikane në Prishtinë kryen këto shërbime:
Pranon aplikacionet për pasaporta që kanë skaduar, për pasaportë që skadojnë në gjashtë muajit e ardhshëm, dhe aplikacionet për foshnjat që kanë lindur në Kosovë nga prindërit shtetas amerikanë.
Ndërkaq, për çështje të vizave, ai thotë se kushdo që ka nevojë për t’u informuar ose për të aplikuar për vizë, mund ta kontaktojë ambasadën përmes email-it: [email protected]. /Arbresh.info/
“Ungjilli u shpall nga Jerusalemi në Iliri”, Osmani për Kris...
Arrestohet presidenti i Fenerbahçes, nën hetim për përdorim ...
Mijëra njerëz mblidhen në Betlehem, ringjallin frymën e Kris...
Shqipëri/ Rriten rastet e dhunës dhe bullizmit në shkolla
Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para në një xhami në Ferizaj
Ministri Sallahu nënshkruan Projektkodin e etikës për Eksper...