Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Besian Mustafa, takuam përfaqësuesit e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, ku kanë diskutuar rreth masave të uljes së shumimit të qenve endacakë në Kosovë.
Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në këtë takim u vendosë që të finalizohen amandamentimet ligjore me qëllim që të filloj regjistrimi i kafshëve shoqëruese, në mënyrë që mbajtësit e qenve dhe mbarështuesit të regjistrohen dhe puna e tyre të monitorohet. /arbresh.info/
Postimi i plotë:
Me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z. Besian Mustafa, takuam përfaqësuesit e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, përfaqësuesin nga Agjensia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, z. Lahi Brahimaj si dhe drejtorin e Drejtorisë për Mirëqenien e Kafshëve, Sadik Heta për të diskutuar rreth masave të uljes së shumimit të qenve endacakë në Kosovë.
Vendosëm që të finalizohen amandamentimet ligjore me qëllim që të filloj regjistrimi i kafshëve shoqëruese, në mënyrë që mbajtësit e qenve dhe mbarështuesit të regjistrohen dhe puna e tyre të monitorohet. Qentë endacak burojnë nga qentë me mbajtës (pronarë) dhe ne duhet të punojmë përmbajtësisht që ky problem të zgjidhet në mënyrë të qendrueshme
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...