Kjo histori e errët dhe shqetësuese me siguri ka shokuar Princin Harry dhe gruan e tij Meghan.
DailyMail ka mësuar se rezidenca luksoze prej 14,65 milion dollarësh, dikur ka qenë prona e një burri me varësi seksuale, skizofren të quajtur Stanley McCormick.

McCormick, i cili kishte trashëguar partë nga babai i tij Cyrus, shpikësi i korrësit mekanik i cili bëri revolucion në bujqësinë e Shekullin XIX, kishte shumë sëmundje dhe jetoi në rezidencë për 4 dekada.
McCormick vuante nga një obsesion seksual paralizues, dhe për këtë herë pas herë shfaqte dhe dhunë dhe u konsiderua një kërcënim për gratë. Ai gjithmonë shoqërohej nga një ekip mjekësh meshkuj dhe infermierë për të mbrojtur gruan e tij Katherinë.
I shqetësuar për shëndetin mendor të McCormick, familja e tij punësoi shkencëtarin e shquar Dr. Gilbert Van Tassel Hamilton, i cili u lejua të krijojë një laborator në Riven Rock me shpresën për të gjetur një kurë mrekullie për problemet e Stanley. Në fund nuk ja doli për të gjetur kurën e tij.
Një seri doktorësh të tjerë dhe ‘ekspertë’ u hartuan për të ndihmuar, me pak sukses.
McCormick vdiq nga pneumonia në vitin 1947, dhe Katherine trashëgoi shtëpinë.

Ndërsa vetë Katherine vdiq në moshën 92 vjeçare në vitin 1967. McCormick dhe gruaja e tij janë varrosur në Graceland të Chicikagos.
Ende nuk dihet nëse Meghan dhe Harry janë në dijeni të kësaj historia dhe a do ndikojë apo jo kjo histori në blerjen e shtëpisë.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...