Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.
Në këtë takim siç ka treguar Zemaj është biseduar për masat e reja që do të merren nga qeveria në ditët në vijim.
“Me përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomeve, Petrit Kllokoqi dhe gastronomë nga qytetet e ndryshme të Kosovës bisedova për masat e reja që do të mirren nga qeveria në ditët në vijim. U dakorduam se të gjithë se bashku duhet t’i zbatojmë rregullat për të parandaluar përhapjen e virusit sikurse dhe udhëzimet që dalin nga Manuali për Mbrojtje nga Përhapja e Covid19. Jemi të vetëdijshëm se pandemia nuk po e dëmton vetëm shëndetin tonë, por ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në ekonomi dhe po rrezikon funksionimin e bizneseve. E më këtë po e cenon edhe mbijetesën ekonomike të shumë familjeve. Sqarova se jam i gatshëm që në çdo moment të takoj përfaqësuesit e bizneseve dhe këta të shohin nga afër angazhimet tona në luftën kundër virusit”, ka shkruar Zemaj.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj