Kryeministri Edi Rama premton se do të ndërtohen 143 shkolla të reja me standarde evropiane brenda vitit 2021, godina këto që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë ka publikuar disa foto të shkollës së re 9-vjeçare dhe kopshtit të ri “Kastrioti” në Krujë, ku njoftoi se më 26 nëntor do të hapin dyert për fëmijët.
“26 nëntori i shkuar i la pa strehë mësimore fëmijët në Derven të Krujës, por në 26 nëntorin që po vjen, shkolla e re 9-vjeçare dhe kopshti i ri “Kastrioti” do të hapin dyert më ta, shumë më të bukur e mikpritës, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e kopshtet kudo në qytetet e Europës. 143 SHKOLLA TË REJA me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të #ShqipërisëqëDuam.”
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...