Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj nënshkroi sot Udhëzimi Administrativ (në shëndetësi) nr. 03/2020- Për plotësimin dhe ndryshimin e udhëzimit administrativ 08/2017– Organizimi, struktura, përcaktimi i shërbimeve dhe veprimtarisë së Institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor, raporton arbersh.info.
Ky udhëzim administrativ ka për qëllim plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 08/2017 – Organizimi, struktura, përcaktimi i shërbimeve dhe veprimtarisë së Institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor me qëllim të ofrimit të testimit për SARS –CoV – 2 .
Me plotësimin e Udhëzimit Administrativ paraprak, Kujdesi Shëndetësor Parësor në komuna do të ketë mundësi të kryeje testime serologjike, duke raportuar për to në baza ditore në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.
Raporti i ekzaminimit laboratorik, përveç të dhënave të përgjithshme, duhet të përmbaj informatë për llojin e testit të kryer, prodhuesin e testit, instrumentin/aparatin me te cilin është kryer testi, si dhe komentimin profesional të rezultatit nga specialisti.
Më këtë udhëzim, testet serologjike do të kryhen nga laboratorët e biokimisë në Kujdesin Parësor Shëndetësor. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...