Arrihet marrëveshje historike midis Ali Ahmetit të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Zoran Zaevit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 15 korrikut.
Liderët e dy partive fituese Ali Ahmeti nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Zoran Zaev nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë të shoqëruar nga sekretarët e përgjithshëm të partive Artan Grubi dhe Lupço Nikollovski në Klubin e Deputetëve biseduan për hollësitë për formimin e koalicionit qeveritar, informon TetovaSot.
Të dy këto subjekte LSDM dhe BDI konfirmuan arritjen e një marrëveshjeje shumë serioze ndërsa një moment historik vjen pikërisht për shqiptarët sepse këta të fundit do të kenë edhe kryeministrin e tyre shqiptar.
Të përkujtojmë se LSDM dhe BDI në ditët e kaluara punuan në harmonizimin e programeve zgjedhore dhe ndarjen e përgjegjësive sipas resorëve të të dyja partive dhe krijimin e një programi katërvjeçar për qeverinë e ardhshme, ndërsa bisedimet iu dedikuan tërësisht ekonomisë, drejtësisë, barazisë dhe integrimit.
Sipas marrëveshjes, qeveria do të drejtohet edhe nga një shqiptar në fund të mandatit, në 100 ditët e fundit para mbajtjes se zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Në ndërkohë, Zëvendëskryeministër i parë si funksion,për herë të parë tek shqiptaret do të kryen detyrën.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/339757813830321/
Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që ...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Pejë, dy persona ...
E pathyeshme ecuria e Trepçës, 11 fitore rresht
Reshjet e dendura të borës në Japoni, 45 të vdekur, mbi 500 ...
Ministri iranian: Nëse SHBA na sulmon, do të synojmë bazat a...
Edi Rama pritet të udhëtojë me 9 shkurt drejt Brukselit për ...