Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rasim Selmanaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) si parti opozitare nuk ka arsye të reagojë për rrugën Deçan-Plavë.
Selmanaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ishte qeveria Kurti e cila i hoqi nga buxheti mjetet e ndara për këtë projekt.
Sipas tij, sikur mjetet të mos hiqeshin nga buxheti kjo rrugë do të kishte përfunduar.
“Tashmë kur rruga Deçan-Plavë u ba temë diskutimi, disa parti opozitare po e ngrisin zërin duke shpreh shqetësimin e tyre për nderprerjen e kësaj rruge te pjesa 5 kilometërshe. Ishte qeveria Kurti që i hoqi nga buxheti mjetët e ndara për këtë projekt. Sikur ato mjete të mos hiqeshin sot rruga Deçan-Plavë pothuajse kishte përfunduar”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ditë më parë akuzuan kryeministrin Avdullah Hoti dhe partnerët e tij qeverisës se po i vënë në zbatim kërkesat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, gjë e cila sipas kësaj partie, ka ndodhur edhe me rastin e ndërprerjes së punimeve në aksin rrugor Deçan-Plavë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/RasimSelmanajOfficial/posts/3139703549460584
Përfundon numërimi i votave për deputetë
Ukraina mohon shënjestrimin e civilëve, pasi Moska e akuzon ...
Burri vret gruan dhe më pas veten në Vlorë
I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci
Modriç për Mourinho: Nuk kursente askënd, kritikat e tij për...
Dëshmitë rënqethëse të tragjedisë në Zvicër/ I mbijetuari: J...