Vazhdojnë punimet në rrugën Deçan-Plavë, derisa mbesin të pezulluara në zonën në afërsi të Manastirit të Deçanit.
Këtë e ka konfirmuar për portalin arbresh.info kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Ndryshe, ditë më parë kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar që të pezullohen punimet në rrugën R108, pasi sipas tij një pjesë e projektit e prek zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit.
Ndërkaq, ndalimin e menjëhershëm të punimeve e kishte kërkuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i cili pati thënë që Brukseli të ushtrojë presion ndaj Prishtinës./arbresh.info/

Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C