Është ndëshkuar në Dibër me masë administrative, administratori i një subjekti, i cili organizoi ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në qytetin e Peshkopisë, kanë evidentuar subjektin me administator shtetasin K. L., i cili kishte organizuar ceremoni martesore në kundështim me Aktin Normativ duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Për administratorin e subjektit, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.
Policia e Dibrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./TCH
Celina shënon golin e parë në edicionin e ri të kampionatit ...
Rriten për 6% çmimet e naftës pas bllokadës së ShBA-së në Ng...
Një cisternë nafte e sanksionuar kalon Ngushticën e Hormuzit...
Kuvendi mban seancë solemne për Ditën Memoriale të të mbijet...
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...