Arton Demhasaj nga organizata “Qoho” thotë se problemet me rrugën Plavë-Deçan janë kryekëput politike e jo të natyrave siç i pretendon kisha serbe.
Demhasaj ka thënë se problemi me Manastirin e Deçanit lidhet me pretendimet që Serbia ka për të fituar eksterritorialitet në procesin e dialogut.
Ai thotë se është e çuditshme kur vjen në pyetje interesi i tyre si serbët i referohen Planit të Ahtisarit.
“Serbia dhe serbët Planin e Ahtisarit e pranojnë pjesërisht vetëm kur vjen në pyetje interesi i tyre. Me planin e Ahtisarit u shpall pavarësia e Kosovës por serbët se pranojnë atë”.
Drejtori ekzekutiv i Organizatës “Çohu” thotë se manastiri ka lejuar të shkatërrohet rruga ekzistuese disa herë kur janë ndërtuar hidrocentralet sepse kanë pasur interes.
“Nëse kjo rrugë pengon manastirin, çfarë pengese i bënë shëtitorja apo shtrati i lumit manastirit. Kjo çështje është kryekëput politike dhe lidhet me bisedimet. Serbia në fillim dëshiron që eksterritorialiteti në fillim të zbatohet në terren duke mos lejuar të ndërtohet asgjë e më pas të mbetet vetëm nënshkrimi në Bruksel”, deklaroi mbrëmë Demhasaj në “Debat Plus”.
Marta Kos viziton Kosovën, nesër takon Kurtin dhe Haxhiun
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C