Publisti Veton Surroi ka deklaruar se Shqipëria si kryesuese e OSBE’së e ka për obligim që të trajtojë krizën politike në Bjellorusi.
Surroi në Facebook ka shkruar se heshtja disa ditore e vendit dhe mungesa e iniciativave diplomatike nuk është mirë për shtetin.
“Sikur në kriza të ngashme përgjatë tridhjetë viteve të kaluara, kryesuesi në detyrë i OSBE-së , së bashku me kryesuesin paraprak (Sllovakinë) dhe atë të radhës (Suedinë) përbën Treshen që përpiqet të ndërmjetësojë një zgjidhje paqësore”, ka shkruar ai.
Surroi thotë se në rrethana normale, ministri i jashtëm do të duhej që kaherë, nga fillimi i javës së kaluar të ishte në Minsk me kolegët e vet evropianë apo në kryeqytetet e vendeve që mund të ndihmojnë, përfshirë edhe Moskën.
“ Në rrethanat në të cilat gjendet Shqipëria,barra që ta udhëheqë këtë mision i bie kryeministrit. Shqipëria e ka për obligim që të ndihmojë me aq sa mundet në tranzicionin e nevojshëm në Bjellorusi, jo vetëm për shkak të kryesimit të OSBE-së, por edhe për shkak se edhe vetë ka përjetuar jo fort moti ngërçin e tranzicionit drejt demokracisë”, ka thënë ai./arbresh.info/
Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali uron Kosovën: Shqipëria krah jush si motër e aleat...