Policia në Malishevë ka arrestuar një person i cili kishte organizuar një aheng familjar në të cilin kishin marrë pjesë rreth 40 persona
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Malishevë, njofton policia në raportin 24 orësh.
Sipas policisë, i dyshuari kishte organizuar aheng në të cilin kishin marrë pjesë rreth 40 persona, e po ashtu kishin hedhur fishekzjarrë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në familjen e tij kishte organizuar aheng familjar – dasmë në të cilën kishin qenë rreth 30-40 persona dhe ishin hedhë fishekë zjarre. I dyshuari kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe është liruar në procedurë të rregullt”, njofton raporti./arbresh.info/
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...