Ish trajneri i Tottenham-it, Mauricio Pochettino është një ndër kandidatët kryesorë që të bëhet trajneri i ri i Barcelonës.
Bordi i klubit katalunas dëshiron që tekniku argjentinas të rindertojë skuadrën, pas humbjes turpëruese ndaj Bayern Munich-ut (8-2), transmeton portali arbresh.info.
Quique Setien është trajneri momental, mirëpo është shumë afër shkarkimit nga stoli.
Ndërsa, Pochettino është pa punë që nga shkarkimi prej Spurs në nëntor, ndërsa ishte afër të merrte stolin e Juventus-it.

Sipas AS, yjet e Barcelonës si Lionel Messi janë duke refuzuar që të punojnë nën urdhrat e Pochettino-s, i cili më herët ishte lojtar dhe trajner i rivalit lokal, Espanyol.
Thuhet se presidenti, Bartomeu është duke shikuar opsionet dhe dy trajnerët që preferohen nga lojtarët janë, Thierry Henry dhe Xavi./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...