Këtu e kalon shumicën e kohës. E nga këtu, kjo grua punëtore de e pavarur arrin të fut në tregun kosovarë rreth 30 produkte organike dhe mbi dhjetë lloje të çajrave.
Kjo është Havushe Bunjaku, themeluese e “99 lule” që gjendet në fshatin Kishnicë të Komunës së Graçanicës.
Çaji i bjeshkës, i blinit, i shtogut dhe i frutave, janë veç disa prej llojeve të çajreve.
Të gjitha produktet janë 100 për qind organike që i kultivon e përgatit për treg familja Bunjaku.
Përpos çajit që konsumohet çdo ditë, këtu mund të gjesh edhe çajin sherbelë, pelimi e bar pezmi që janë produktet që përdorën për shërim e sidomos për gratë mbi 40 vjece.
Shumicën e fidanëve dhe luleve, Bunjaku i kultivon vet dhe i mbledh ato në male.
Zonja Bunjaku tregon para kamerës sonë se si arrin deri tek produkti final që e shet në treg.
Familja Bunjaku përpunon edhe uthull nga molla e egër të cilën e përdorin kryesisht për tension dhe sheqer në gjak./M.Avdimetaj/arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes