Danimarka do të bëjë të detyrueshëm përdorimin e maskave mbrojtëse në të gjithë transportin publik, tha sot kryeministrja daneze Mette Frederiksen.
“Vendimi do të hyjë në fuqi nga 22 gusht”, tha ajo në një konferencë për shtyp.“Ne e bëjmë këtë pasi shkalla e infeksionit po rritet, ndërsa po rritet edhe aktiviteti në shoqëri”, vazhdoi Frederiksen, duke iu referuar rihapjes së vazhdueshme të Danimarkës.Kryeministrja theksoi se qeveria nuk e përjashton zgjerimin e vendimit në zona të tjera publike, siç janë supermarketet.
Benny Engelbrecht, ministër i Transportit, tha se masa do të zbatohej për të gjithë udhëtarët mbi moshën 12 vjeç, si edhe shoferët dhe punonjësit e tjerë të transportit publik.Danimarka ka regjistruar 621 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe pothuajse 15 400 raste infektimi.
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...