Dy policë janë rrahur keq me dy qytetarë në qytetin e Ferizajt, saktësisht në rrugën Ahmet Kaqiku.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Ferizajt, Agim Gashi.
Gashi sqaron se gjithçka filloi në momentin kur qytetarët janë ndaluar dhe kanë refuzuar që t’ia dorëzojnë letërnjoftimet njësiteve policore. E ndalja e tyre u bë për shkak se qytetarët nuk ishin duke i zbatuar masat parandaluese kundër pandemisë që ka shkaktuar Covid-19.
Megjithatë, policët kanë arritur ta vejnë situatën nën kontroll dhe e kanë zmbrapsur sulmin.
Dy qytetarët janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin policor.
Gjithashtu edhe mjekët kanë marrë trajtim mjekësor.
“Rreth orës 21:10 në rrugën Ahmet Kaqiku njësitet policore gjatë kryerjes së detyrave lidhur me planin operativ të Covid-19, kanë ndaluar dy qytetarë të cilët nuk i kanë zbatuar vendimet dhe masat parandaluese kundër pandemisë. Ata kanë refuzuar që të identifikohen me letërnjoftim dhe njëherit në mënyrë agresive I kanë sulmuar të dy policët. Policia e ka vu situatën nën kontroll duke e zmbrapsur sulmin. Personat janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin policor e ku më pas janë intervistuar. Policët kanë marrë trajtim mjekësor. Lidhur me këtë çështje do të merret prokurori i rastit”, ka konfirmuar Gashi për Gazetën Express.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump