
Juventus' Portuguese forward Cristiano Ronaldo reacts at the end of the Italian Serie A football match Juventus vs Parma on January 19, 2020 at the Juventus stadium in Turin. (Photo by Marco Bertorello / AFP)
Cristiano Ronaldo ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2020 dhe synimi është që ta respektojë atë.
Portugezi dëshiron që me Juventusin të fitojë Champions Leaguen dhe të bëhet lojtari i vetëm me gjashtë trofe në këtë garë dhe nuk dëshiron të dëgjojë për oferta.
Gazetari spanjoll, Guillem Ballague, raportoi gjatë ditës se Juventusi ia ka ofruar Barcelonës Cristiano Ronaldon, pasi thotë se kampioni i Serisë A nuk mund t’i përballojë shpenzimet e mëdha për pagën e portugezit pas krizës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19.
Këtë e ka mohuar një burim i afërt me futbollistin në një prononcim për AS.

Siç shkruan AS, ai ka thënë “gjithçka është rren”, kur është pyetur për spekulimet e fundit dhe nuk ka dashur të diskutojë diçka më shumë.
Ronaldo është pjesë e Juventusit që nga viti 2018.
Ai ka bërë 89 paraqitje për “Zonjën e Vjetër’ dhe ka shënuar 65 gola. /Gazeta Express/
Ministria e Drejtësisë demanton raportimet për arrestimin e ...
“Ai meriton një statujë”, Laporta për Messin
Putin: Kievi nuk ka treguar gatishmëri për lëshime territori...
Justina Shiroka Pula zgjidhet kryetare e Akademisë së Shkenc...
Rama për Politico: Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin njëvj...
Haradinaj: Amerika rikonfirmon mbështetjen e fuqishme për Ko...