Agron Beka e Azem Hajdari kanë qenë kandidatët në garë për zgjedhjen si anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës së Kosovës.
Nga këta dy anëtarë, deputetët në seancë plenare kanë votuar me 33 vota për Agron Bekën, si anëtar të KPK-së.
Pas raundit të dytë të votave, në votim kanë marrë pjesë 87 deputetë, të pavlefshme kanë qenë 30 votime.
Për Azem Hajdarin kanë votuar 24 deputetë, ndërsa për Agron Bekën 33.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala ka njoftuar se anëtar i KPK-së është zgjedhur Agron Beka./arbresh.info/
Haxhiu takon të moshuarën që i tha Kurtit “Mos lësho pe”, i ...
“Kosova aleati më besnik i Amerikës” – kongresisti amerikan ...
Dortmundi përshpejton negociatat për transferimin e yllit të...
Haxhiu: Drejtësia për Qyshkun, Zahaqin dhe Pavlanin është de...
Hamza pret Ambasadorin britanik , diskutojnë për zgjedhjet e...
Kryeziu-Hyseni i përgjigjet Osmanit: Na trego çka fole ti me...